Lazio mposht Interin në "Olimpico"
Lexohet për: 1 min.
301020968_1150838049186299_8692793338503295900_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Interi është njoftuar me humbjen e parë këtë edicion në Serie-A pasi është mposhtur nga Lazio me rezultat 3-1.

Ndeshja e zhvilluar të premten në stadiumin "Olimpico" ishte e vlefshme për xhiron e tretë dhe solli katër gola, transmeton KosovaPress.

Vendasit gjetën epërsinë në minutën e 40' me anë të Anderson dhe me këtë rezultat përfundoi pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi riktheu baraspeshën në rezultat me golin e Lautaro Martinez në minutën e 51'.

Por skuadra e Sarrit u tregua e fuqishme përballë asaj të Inzaghit pasi realizuan edhe dy gola përmes Luis Albertos në minutën e 78' dhe Pedros në të 86-tën.

Lazio ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Interi gjashtë sosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024