Lazio-Juventus, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
13-Derbi LazJuv
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:00 “Stadio Olimpico” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Lazios dhe Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 30 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Lazio fitoi 3:2 si mysafir i Frosinones, kurse Juventusi barazoi 0:0 me Genoan, raporton KosovaPress.

Momentalish, Lazio zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 43 pikëve, krahas Juventusit që renditet i treti me 59 pikë të arkëtuara.  

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Lazion nuk do të paraqiten Pellegrini, Provedel, Lazzari dhe Rovella, kurse te Juventusi mungojnë Alcaraz, Alex Sandro, Fagioli, Kostic, Milik, Pogba dhe Vlahovic.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Lazio (3-4-2-1): Mandas; Casale, Romagnoli, Gila; Marusic, Cataldi, Kamada, Felipe Anderson; Zaccagni, Pedro; Castellanos

Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bremer, Rugani, De Sciglio; Miretti, Locatelli, Rabiot; Cambiaso, Kean, Chiesa

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025