Lautaro paralajmëron Napolin
Sport
Lexohet për: 2 min.
lautaro
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, po pret me padurim një betejë magjepsëse për titull me Napolin dhe pranon se ka lëshuar pak zemërim gjatë festimit të golit të tij kundër Empolit.

“Nerazzurrëve” iu desh pak kohë për të thyer Empolin në “San Siro”, por supergoli i Martinez, pastaj ai i Dumfriez dhe Thuram ia siguruan tri pikë të reja Interit.

“Ka një zemërim të vogël tek unë, sepse ne po dilnim nga një barazim me Bolonjan që ndiheshim si dy pikë të humbura,” rrëfeu argjentinasi për “DAZN”, përcjellë KosovaPress.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, Empoli u mbrojt mirë në pjesën e parë, pastaj pas pushimit ne e lëvizëm topin më shpejt dhe gjetëm një rrugëdalje. Mendoj se e merituam fitoren”, shtoi Lautaro.

Ky rezultat e vendos Interin me tri pikëve nga Napoli, kryesuesi i Serie A , por kampionët në fuqi të Italisë kanë një lojë më pak.

“Do të jetë magjepsëse. Ne jemi -3, kemi një lojë në dorë, por si gjithmonë duhet të fokusohemi në rrugën tonë, sepse Interi duhet të bëjë më mirë çdo vit”, thkesoi në fund argjentinasi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025