Latifi: Shumë shpejt do ta marr dozën e katërt të vaksinës, sepse s’ka zgjidhje tjetër
Lexohet për: 2 min.
1.Rifat Latifi Ministri i Shendetesise (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka thënë se secili shtet është duke u përballur me rritje të infektimeve me koronavirus, por që intensiteti i sëmundjes, sipas tij, është më i lehtë dhe vdekshmëria më e rrallë.

“Kur i thashë ministrit të Shëndetësisë së Austrisë që ne i kemi 900 raste, ai tha që i kanë 14 mijë raste, kështu që secili shtet është në rritje, fatbardhësisht intensiteti i sëmundjes është më i lehtë dhe vdekshmëritë janë më të ulëta, jo vetëm te ne, por edhe në vende të ndryshme, ndonëse në vende tjera ka më shumë, por prapëseprapë ne duhet të ruhemi, duhet t’i kemi aplikojmë masat që janë në fuqi dhe ata që janë mbi 60-vjeç, ndoshta nuk është mirë të bashkohen në grupe të mëdha nëse nuk ka nevojë”, ka thënë Latifi në Info Magazinë.

Latifi bëri thirrje për vaksinim, derisa tha se shumë shpejt do të imunizohet edhe me dozën e katërt të vaksinës antiCOVID.

“Të gjithë ata që shkojnë në vende ku ka shumë njerëz, le ta kenë kartën e vaksinimit, nëse nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, ata që nuk kanë marrë vaksinën e tretë, le ta marrin. Unë nuk e kam marrë ende vaksinën e katërt, por do ta marr shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër tash për tash pos vaksinimit dhe aplikimit të masave që janë në fuqi”, ka theksuar ai./KlanKosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025