Latifi: Dalja e UÇK-së në Drenoc, akt i madh trimërie
Lexohet për: 2 min.
pamje-26-prilli
8 muaj më parë
Linku u kopjua



Dalja e parë UÇK-së në Drenoc ishte një akt i madh guximi e trimërie, tha kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Sipas tij, djemtë e kësaj ane u bashkuan me jehonën e pushkëve të lirisë më 26 prill 1998 në Drenocin historik.

Kështu u shpreh ai në manifestimin qendror të daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Në këtë manifestim u përmendën edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi tha se kontributi i UÇK-së do të jetojë brez pas brezi. Kryetari Latifi ka përgëzuar djemtë e burrat që morën guximin për t’iu kundërvënë armikut. Në këtë manifestim, u përmendën edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani theksoi se historia do të dëshmojë se lufta e shqiptarëve ka qenë e drejtë dhe e pastër. Jusuf Gashi, i cili vetë ishte pjesë e këtij njësiti tregoi për vendosmërinë që kishin për në luftën çlirimin e vendit. Më 26 prill është dalja e parë e UÇK-së në Drenoc të Zatriqit, në Zonën Operative të Pashtrikut. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024