Largohet bilbordi ilegal në Zveçan, Sveçla: Imazhet e diktatorëve nuk janë të pranueshme në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
sfeqla-
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është hequr bilbordi me fotografitë e politikanëve e personaliteteve të tjera serbe dhe ruse, e të cilët ishin shpallur “qytetarë nderi në Zveçan”.

Në mesin e tyre ishte ishte fotografia e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmin për këtë e dha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se në asnjë cep të Kosovës nuk do të lejohen simbole të vendeve dhe figurave që janë agresore ndaj shtetit tone, teksa shtoi se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Ai gjithashtu tha se figurat dhe imazhet “e diktatorëve nuk janë të pranueshme në Kosovë”.

“Sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto bilborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, është shprehur Sveçla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025