Lansohet pulla postare kushtuar mbrojtjes së ambientit
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”. Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese, ky emision përmes pamjeve të pullave postare bartë mesazhet për rëndësinë e ambientit të pastër, rrezikun e ndotjes nga qeset plastike, si dhe formën edukative të përdorimit të materialeve të riciklueshme.

“Mbrojtja e ambientit, në aspektin global, është pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin Tokë”, thuhet në njoftim.

Pjesë përbërëse e këtij emisioni është edhe Zarfi i Ditës së Parë, i cili do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj vazhdon me përkrahjen e të gjitha iniciativave për të mirën e qytetarëve, si dhe për promovimin e shtetit tonë nëpër botë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024