Është lansuar sot procesi për Vlerësimin e Rrezikut të Korrupsionit në Fushën e Prokurimit Publik, një iniciativë e rëndësishme që synon identifikimin dhe adresimin e rreziqeve potenciale të korrupsionit në një nga sektorët më të ndjeshëm të administrimit publik.
Procesi, i cili po zhvillohet nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), synon identifikimin, analizimin dhe adresimin e rreziqeve potenciale të korrupsionit përmes një qasjeje të strukturuar dhe mekanizmave konkretë të parandalimit.
Drejtori Buleshkaj falënderoi partnerët ndërkombëtarë, donatorët dhe institucionet pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe mbështetjen në zhvillimin e këtij procesi, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët institucional në parandalimin e korrupsionit.
Përfaqësuesi Rezident i UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queirós, vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e ndërtimit të mekanizmave efektivë për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të korrupsionit.“Suksesi i partneritetit tonë varet shumë nga lidershipi lokal. Ambicia jonë është që gradualisht, të evoluojmë nga donator në partner strategjik. Prandaj, është kënaqësi të shohim Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit duke marrë lidershipin, si dhe të gjitha agjencitë e rëndësishme të përfaqësuara këtu sot”, tha ajo.
Në kuadër të aktivitetit, përfaqësuesi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), z. Avni Sahiti, tha se ky proces përbën një hap të rëndësishëm dhe pritet të ndikojë drejt avancimit të integritetit dhe përmirësimit të praktikave në prokurimin publik.