Lansohet pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë
Lexohet për: 3 min.
25.12.2022 ZKM (6)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjatë kësaj jave është prezantuar dhe lansuar projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë. Mungesa e sistemit të unifikuar të adresave krijon probleme për një sërë fushash, si taksat, regjistrimi civil, të drejtat pronësore, qasja në drejtësi dhe administrimi i zgjedhjeve.

Për të adresuar sfida të tilla, institucionet e Kosovës të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë kanë filluar punën për krijimin e Sistemit të Adresave që nga viti 2010, sistem ky  që vazhdon të zbatohet tani, mirëpo së cilës i ka munguar ndërlidhja e saj me qytetarin për të shërbyer maksimalisht në funksionin për të cilën është krijuar. 

 Sipas Qeverisë, pilot projekti për krijimin e sistemit elektronik për lidhjen e qytetarit me adresë ka si qëllim evidentimin e saktë të adresave për qytetarët e Republikës se Kosovës.

“Përmes këtij sistemi, i cili bazohet në të dhënat që merr nga Sistemi i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile (ARC) dhe Sistemi i Informimit të Regjistrit të Adresave (AKK), synohet të bëhet ndërlidhja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave, duke krijuar adresë unike për secilin shtetas që jeton në Kosovë. Një ndërlidhje e tillë ndikon në përmirësimin e situatës në disa fusha, siç është ofrimi i shërbimeve për qytetarët, siguria e dokumenteve, proceset elektorale, luftimin e krimit, dhe në tërësi në situatën e sigurisë në vend. Mungesa e një sistemi të unifikuar adresash është përfshirë gjithashtu në agjendën e integrimit evropian, ku saktësia e listës së votuesve është një ndër prioritetet e ERA II tek fusha e reformës zgjedhore. Këtë javë ka filluar trajnimi i rreth 20 punonjësve dhe mbikqyrësve që do të dalin në terren në sistemin që e bën të mundur këtë nderlidhje, sistemin SELQA. Përmes këtij sistemi, pas vizitave në terren, ata do të mund të shtojnë të dhëna të duhura e të sakta për identifikimin e qytetarëve në adresat e tyre, në bashkëpunim edhe me zyrtarët komunal të gjendjes civile dhe urbanizmit”, thuhet në njoftim.

Prezent gjatë lansimit ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kadastrale e Kosovës, GIZ dhe Ambasada Gjermane. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025