Lansohet fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, Kurti: Kush ka vajza, botën ka
Lexohet për: 2 min.
Lansohet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e fëmijës vajzë, është lansuar fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA Kosovo në partneritet me IPKO Foundation.

Qëllimi  i kësaj fushate është “Fuqizimi i vajzave përmes edukimit: Eliminimi i fenomenit të abortit selektiv”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti adresoi një video-mesazh gjatë eventit ku theksoi se duhet t’i thuhet jo praktikës së preferencës për djalë.

“Kush ka vajza, botën ka”, theksoi Kurti me këtë rast.

“Dukuria që prish raportin e dukurive të lindjeve nuk duhet të ketë vend në Kosovë. Ti themi jo praktikes së preferencës për djalë”, ka thënë Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për  sfidat, nevojat e fuqizimit për të drejtat e tyre që përballen vajzat.

Ministrja  e Arsimit, Arbërie Nagavci gjithashtu shtoi se mënyra më e mirë që të ndalohet kjo dukuri  një rol të rëndësishëm ka edhe edukimi e arsimimi.

Shefja e Zyrës së UNFPA -së në Kosovë, Visare Mujko - Limani tha se barazimi gjinor nuk duhet të jetë vetëm slogan.

Në fund, drejtoresha ekzekutive e IPKO Foundation, Abetare Gojani theksoi se kjo kompani mbetet e përkushtuar  që t’i fuqizojë femrat, duke i trajtuar ato.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025