Lansohet fushata kundër trafikimit me njerëz, MPB: Trafikantët të marrin dënimin e merituar
Lexohet për: 2 min.
MPB
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe  për mbrojtje e riintegrim të viktimave të trafikimit. Kështu u tha me rastin e hapjes së fushatës kundër trafikimit me njerëz, në Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit Koordinator Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenieve Njerëzore, Blerim Gashani tha se angazhimi i kësaj qeverie me mekanizmat e saj do të vazhdon për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz.

Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar që edhe më tutje t’i përafroj veprimet e veta me instrumente ndërkombëtare në veprimet antitrafikim.

U. D i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi theksoi se bazuar në raportet ndërkombëtare, Kosova ka shënuar rezultate të theksuara për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, mirëpo sipas tij, ende ka nevojë për qasje më profesionale dhe konstruktive nga të gjitha institucionet e shtetit.

Ndërsa, sipas zëvendësministrit Blerim Gashani, Kosova e kë etabluar kornizën legjislative dhe institucionale në fushën e parandalimit dhe luftimit të trafikimit me qenie njerëzore./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024