Lansohet e-Komuna, Kurti: Do të përmirësohet transparenca dhe llogaridhënia brenda komunave
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lansuar shërbimin e-Komuna, si pjesë e platformës shtetërore e-Kosova. Kjo platformë do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien brenda administratave tona komunale, tha kryeminisadministratatri Albin Kurti. Për më tepër, ai u shpreh se këto shërbime do të mundësojnë që qytetari të jetë më aktiv në procesin e vendimmarrjes.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se transformimi digjital është shtytës kyç për qeverisje transparente dhe efikase. Në rrugëtimin ndaj digjitalizimit, Kurti shtoi se asnjë qytetar nuk duhet të mbetet prapa.

Sipas tij, kjo platformë do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien brenda administratave komunale.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se qëllim kanë fuqizimin dhe mbështetjen e komunave dhe krijimin e mundësive për të ofruar shërbime efikase për qytetarët.

Në fazën e dytë, Krasniqi shtoi se do të përfshihen edhe shërbime të tjera dhe module shtesë.

Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra theksoi se përmes zhvillimit të këtyre shërbimeve do të rritet transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve.

Në prezantimin e këtyre shërbimeve u tha se do të jenë të qasshme përmes platformës shtetërore e-Kosova me qëllim të lehtësimit për të gjithë qytetarët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024