Lando Norris fiton "Grand Prix" të Hungarisë në F1
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lando Norris fiton "Grand Prix" të Hungarisë në F1
New Project - 2026-07-26T171954.397
26/07/2026 - 17:20
Linku u kopjua

Lando Norris është rikthyer në vendin e parë në Hungari, me një fitore me fat por të merituar.

Pika kthyese erdhi në xhiron 38, kur Piastri, i sapo futur në bokse, u bllokua nga Carlos Sainz i Williamsit që nuk i lëshoi rrugën me flamur blu.

"Dil nga rruga dreq", shpërtheu Piastri në radio pasi u prekën me goma.

Vonesa i kushtoi shtrenjtë, pasi Norris qëndroi gjatë në pistë dhe doli para tij pas ndalesës së vet.

Piastri u tërbua edhe me skuadrën: "Mos më fol tani. Mirë që e llogaritët trafikun, faleminderit."

Dramës nuk i kishte fund.

Në xhiron 56, Piastri që po shkonte drejt vendit të dytë, u detyrua të braktisë garën për problem me kutinë e shpejtësisë.

Nga aty, Norris fluturoi drejt fitores së parë si kampion bote në fuqi, që nga Sao Paulo nëntorin e kaluar.

Gara u ndërlikua edhe nga makina virtuale e sigurisë.

Lewis Hamilton, që kishte trashëguar vendin e dytë, u ndëshkua me 5 sekonda pasi u hetua për shpejtësi në bokse nën VSC gjatë duelit me Kimi Antonellin.

Në fund renditja ishte: Norris i pari, Max Verstappen i dyti, Antonelli i treti, Leclerc i katërti, Hamilton i pesti dhe George Russell i shtati.

Me këtë rezultat, Hamilton shkon në pushimin veror 50 pikë pas Antonellit në luftën për titull, ndërsa Russell 59 pikë pas.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026