Lamine Yamal lojtari më i ri në historinë e Euros kundër Kroacisë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i kombëtares spanjolle, David de la Fuente, ka vendosur në formacion sulmuesin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili do të bëhet kështu lojtari më i ri që ka luajtur në kampionatet evropiane.

Yamal sot është 16 vjeç e 338 ditë dhe me paraqitjen e tij ndaj Kroacisë do të thyejë rekordin trevjeçar të vendosur nga polaku Kacper Kozlowski në Euro 2020. Më pas ai luajti kundër Spanjës në moshën 17-vjeç e 246 ditë.

Yamal kaloi nëpër akademinë e Barcelonës, të famshmen La Masia, ndërsa deri më tani ka grumbulluar 51 paraqitje, shtatë gola dhe dhjetë asistime për ekipin e parë. Ai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në botë dhe me klubin katalanas ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 90 milionë euro.

Kroacia dhe Spanja do të luajnë ndeshjen e parë të Grupit B të Kampionatit Evropian në stadiumin Olimpik të Berlinit nga ora 18:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024