LaMelo Ball transferohet te Timberwolves
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
LaMelo Ball transferohet te Timberwolves
New Project - 2026-06-25T154418.342
25/06/2026 - 15:45
Linku u kopjua

Një nga shkëmbimet më të mëdha të verës në NBA është finalizuar të enjten, me Charlotte Hornets që kanë transferuar yllin e skuadrës, LaMelo Ball, te Minnesota Timberwolves.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Hornets kanë dërguar Ball dhe Josh Green në Minnesota, ndërsa në këmbim kanë përfituar Naz Reid, një zgjedhje të pakushtëzuar të raundit të parë në draftin e vitit 2033, tri të drejta shkëmbimi për zgjedhje të raundit të parë dhe tri zgjedhje të raundit të dytë.

24-vjeçari Ball do t’i bashkohet Anthony Edwards te Timberwolves, skuadër që sezonin e kaluar u eliminua në rundin e dytë të “play-off”-it nga San Antonio Spurs.

Ball ka kaluar të gjashtë sezonet e karrierës së tij në NBA me Charlotte Hornets, pasi u përzgjodh si zgjedhja e tretë e draftit të vitit 2020. Ai ndodhet në vitin e tretë të kontratës pesëvjeçare me vlerë 203.8 milionë dollarë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026