Lajmërohen tifozët e Ballkanit: Jemi liruar, po kthehemi në Suharekë
Lexohet për: 1 min.
318214357_482431304020449_3131745026060235692_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njoftoi gjatë ditës së sotme se ka arrestuar 21 persona për shkak të incidentit që ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Superligës së Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tifozët e dy klubeve u përleshën mes vete duke shkaktuar dëmet materiale në stadium, por edhe disa makina jashtë tij. Për më tepër, policia më pas bëri të ditur se janë lënduar edhe tre tifozë si dhe dy zyrtarë policor, përcjellë KosovaPress.

Tani, kur kanë kaluar rreth 5 orë nga arrestimi i tyre, në faqen zyrtare të grupit të tifozëve të Ballkanit të njohur me emrin “Xhebrailat”, kanë njoftuar se janë liruar dhe se tashmë janë duke u kthyer në Suharekë.

“22 anëtarët janë liruar në këto momente, dhe jemi rrugës për Suharekë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025