Një karton i verdhë i treguar për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit.
Kapiteni zviceran nuk turpërohet nga ndëshkimi me karton, pasi është ndëshkuar plot 52 herë në Premier Ligë, që kur u bashkua nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.
Arsenali mposhti Leeds 4:1 në “Elland Road”, me Gabriel Martinelli që realizoi dy gola dhe Bukayo Saka e Emile Smith-Rowe me nga një gol.
Xhaka u ndëshkua me të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86’ për humbje kohe, pasi kishte kaluar rreth 20 sekonda duke vonuar një goditje dënimi në pjesën e tij.
Në janar, një muaj pas incidentit, Federata e Anglisë e konfirmoi se ata kishin nisur një hetim pasi u njoftuan nga baste-shkruesit.
Dhe sipas “Daily Mail”, rasti i Xhakës momentalisht gjendet në selinë kryesore të Agjencisë së Krimit.