Lajm i keq për Real Madridin
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, dukej sikur ishte në prag të kthimit nga lëndimi në të ardhmen e afërt, por ka sërish shqetësim për shëndetin e tij pasi u largua nga fusha e stërvitjes i përlotur pasditen e sotme.

31-vjeçari dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë gushtin e kaluar, vetëm tre ditë para ndeshjes së parë të sezonit të Real Madridit, dhe pasi iu nënshtrua një operacioni dhe muajsh të rikuperimit, ekziston frika se ai mund të ketë një dëmtim tjetër të rëndë, raporton KosovaPress.

Tani është bërë e ditur se Courtois e ka këputur meniskun e brendshëm të gjurit të djathtë.

Ai pritet që të mungojë për dy muajt e ardhshëm, ku thuhet se sezoni veçse ka përfunduar për portierin belg, i cili së fundmi u rikuperua nga lëndimi i këputjes së ligamenteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024