Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse “WE Finance Code”, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C..
“Ky Memorandum paraqet përkushtimin dhe zotimin e BQK-së për të mbështetur dhe kontribuar në nismat dhe zhvillimet e nevojshme në sektorin financiar, të cilat mundësojnë rritjen e qasjes në financa për gratë në biznese të vogla dhe të mesme, në funksion të rritjes së përfshirjes financiare, mbrojtjes së konsumatorit dhe edukimit financiar përmes që është në linjë me Planin Strategjik të BQK-së”, thuhet nw njoftim.
"Memorandumi i Mirëkuptimit me BERZH-in paraqet një rast të veçantë duke ofruar mundësi për të punuar në funksion të gjithëpërfshirjes financiare dhe qasjes në financa në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin financiar dhe prosperitetin ekonomik në Kosovë", tha Ismaili.
Sipas njoftimit nisma e tillë “WE Finance Code” u lansua vitin e kaluar nga Banka Botërore në takimet vjetore në Marakesh (Maroko), ku edhe BQK ishte pjesëmarrëse e kësaj nisme.