Lajçak sot në Prishtinë, takohet me Bislimin
Lexohet për: 1 min.
bisla-lajcak
6 muaj më parë
Linku u kopjua

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet martën në Kosovë me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, nuk është përmendur arsyeja e vizitës.

Nuk është konfirmuar as nëse Lajçaku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçak viziton Kosovën një ditë pas një takimi në Athinë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Pas takimit me zyrtarin serb, Lajçak ka thënë në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se me Vuçeviqin ka biseduar për situatën e dialogut me Kosovën dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.

Lajçak do të nisë mandatin e ri si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, dhe nuk është bërë ende i ditur emri i zyrtarit evropian që do të jetë në pozitën e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi. /rel/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025