QKRMT dhe Feride Rushiti nominohen për Çmimin Nobel për Paqe 2025
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Feride-Rushiti
1 javë më parë
Linku u kopjua

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe drejtorja Feride Rushiti janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.

Sipas njoftimit të kësaj qendre, ky nominim është rezultat i propozimit të Magnus Jacobsson, deputet i Parlamentit Suedez, i cili ka njohur dhe vlerësuar punën tonë të palodhshme për fuqizimin dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo është një njohje e jashtëzakonshme jo vetëm për punën tonë si organizatë, por edhe për qëndresën dhe guximin e të mbijetuarve që na frymëzojnë çdo ditë. Nominimi rikonfirmon rëndësinë e misionit tonë për drejtësi, rehabilitim dhe ndërtimin e një shoqërie më të ndjeshme dhe solidarizuese. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe për rolin tuaj të rëndësishëm në realizimin e këtij misioni. Ky sukses është një arritje e përbashkët që na motivon të punojmë edhe më shumë për të sjellë shpresë dhe ndryshim pozitiv në jetën e njerëzve që kemi privilegjin të shërbejmë. Me këtë rast, themeluesja dhe drejtorja ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, do të ketë një prononcim për media. Prononcimi për media do të mbahet sot (17.01.2025), ora 13:00, në ambientet e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (Rr. Hamëz Jashari, 16b/2, Prishtinë)”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025