Lajçak pas akuzave të Kurtit për njëanshmëri: BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë
Lexohet për: 2 min.
Escobar
1 vit më parë
Linku u kopjua

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja edhe ShBA-ja janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Lajçak i bëri pas takimit me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar ai në “X”.

https://kosovapress.com/admin/kurti-akuzon-lajcakun-si-te-njeanshem-konsulta-me-aleatet-qe-dialogun-ta-kthejme-ne-binare/

Ndryshe, këto deklarata të Lajçakut vijnë një ditë pas konferencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë në kuadër të dialogut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024