Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se beson se problemi me barrikadat është zgjidhur, por sipas tij, tensionet mbeten të larta.
Sipas tij, niveli i mosbesimit është më i lartë se kurrë më parë, teksa shtoi se tani është e rëndësishme që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër.
Lajçak tha se afati i marsit ka për qëllim të përcjellë seriozitetin e arritjes së një marrëveshjeje, dhe se sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po ndjen një urgjencë të shtuar për ta zgjidhur çështjen mes Kosovës e Serbisë.
Më tej, ai tha se edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, edhe presidenti i Serbisë, Miroslav Lajçak, janë të gatshëm të takohen por, problem është rezultati.
Ai tha se cikli i përsëritur i tensioneve të ndjekura nga zgjidhje të përkohshme po i detyron negociatorët të angazhohen që “ta shuajnë zjarrin, pasi nuk mund të përqendrohemi te normalizimi kur ka krizë”.
“Kështu që ndërsa kriza e fundit ka përfunduar tani ndërsa ne flasim, unë shpresoj që brenda një jave nga tani ne nuk do të përballemi me një krizë tjetër – ose mund të harrojmë normalizimin”.
Lajçak përmendi edhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe zgjedhjet presidenciale në ShBA që do të mbahen në vitin 2024, ku tha se afatet për marrëveshje do të harrohen nëse zgjidhja nuk arrihet deri atëherë.
“Nëse gjërat nuk janë bërë deri atëherë, ne do të duhet të fillojmë përsëri nga e para. Nëse i kthehemi krizës dhe përplasjeve, atëherë mund të harrojmë afatet”.