Lahuta në UNESCO, komuniteti i bartësve propozon masat mbrojtëse
Lexohet për: 2 min.
lahuta-3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Grupi i ekspertëve, komuniteti i rapsodëve dhe bartësve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita, u mblodhën në Shkodër, në një takim në kuadër të përgatitjes së nominimit të dosjes së Lahutës në UNESCO.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti e cila publikoi në rrjetet sociale foto nga ky takim.

Ministrja bëri të ditur se, kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (The_AADF).

Margariti tha se, “mbështetja e lahutarëve me qëllim përcjelljen e dijebërjes së këtij instrumenti, transmetimin e traditës së të kënduarit me lahutë tek brezat e rinj, plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale ishin disa nga masat mbrojtëse të propozuara nga komuniteti i bartësve”.

“Grupi i ekspertëve, komuniteti i rapsodëve dhe bartësve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita, u mblodhën në Shkodër, në një takim në kuadër të përgatitjes së nominimit të dosjes së Lahutës në #UNESCO. Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim The_AADF.

Mbështetja e lahutarëve me qëllim përcjelljen e dijebërjes së këtij instrumenti, transmetimin e traditës së të kënduarit me lahutë tek brezat e rinj, plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale ishin disa nga masat mbrojtëse të propozuara nga komuniteti i bartësve.”, ka shkruar Margariti. /atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025