Laçi mposhtë Partizanin dhe ngjitet në vendin e dytë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Laçit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e 18-të të Superligës së Shqipërisë duke e mposhtur Partizanin me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Lushkja në minutën e 80-të të ndeshjes që ia siguroi tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij, transmeton KosovaPress.

Si rezultat i kësaj fitoreje, Laçi arrin në kuotën e 34 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Tirana.

Sfida tjetër e kësaj xhiroje, ajo ndërmjet Egnatias dhe Dinamo Tiranës përfundoi me barazim 1-1. Për vendasit shënoi Ademi në minutën e 56’ duke rikthyer baraspeshën pasi në minutën e 8’ të ndeshjes, Dinamo Tirana kishte kaluar në epërsi me golin e Ibraimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024