Ksamili mund të konsiderohet si “Maldivet e Evropës”. Ashtu si në Marina di Pescoluse, në Salento, por me një ndryshim, në Pulia një ombrellë dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, ndërsa në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni ende me 10-15 euro, sipas “La Repubblica”.
Një belveder luksoz në Itali mund të kushtojë deri në 1099 euro, ndërsa këtu një grup djemsh nga Foggia arritën të binin dakord me një çmim prej 60 eurosh, përcjell atsh, transmeton KosovaPress.
“Çmimet e shezlongëve këtë vit variojnë nga 10 euro deri në 500 euro në ditë”, tha ai.
Për italianët që kërkojnë një det fantastik me çmime të arsyeshme, Vendi i Shqiponjave është zgjidhja e fundit, edhe në këto anë luksi ndiqet dhe së shpejti do të duhet të kërkojmë një destinacion tjetër.
Më e egër se Kalabria, më e gjelbër se Umbria, më popullore se Romanja dhe me një det të ngjashëm me atë të Pulias, por më lirë.
Qeveria shqiptare pret të mbyllë sezonin me mbi nëntë milionë turistë, më shumë se në vitin 2022, por tashmë është konfirmuar një rritje e vizitorëve prej më shumë se 33 për qind.
Neritan Ceka ishte një nga baballarët e parkut arkeologjik të Butrintit, i cili tashmë rrezikon të preket nga ndërtimet e hotelierëve shqiptarë, në shumë raste ish-emigrantë në Itali që mësuan sekretet e kuzhinës dhe mikpritjes italiane dhe më pas investuan kursimet e tyre në vila me qira.
Dhjetë vjet më parë janë ndërtuar vila pa leje dhe janë shitur me çmime shumë të ulëta, disa qindra euro për metër katror.
Prandaj janë me mijëra shtretër me çmime qesharake. Por, kostoja e punës tani në sektorin privat është në rritje. Dhe së shpejti do të shihen shumë resorte të stilit Cisternino në Shqipëri.
Giuseppe, një napolitan nga Sant’Antonio Abate, një nëpunës civil, dhe gruaja e tij, organizuan një pushim të këndshëm një-javor për katër persona me çmimin 2500 euro.
“Paguam gjithsej 40 euro për të ngrënë mish të shkëlqyeshëm të pjekur në skarë të gatuar mbi qymyr. Sigurisht, kuzhina jonë është më e rafinua”, shtoi ai.
“Çdo javë, dy mijë italianë mbërrijnë në Sarandë, e cila ka njëzet mijë banorë”, tha Çipa
Në Lido të hotelit Poda një Heineken kushton pesë euro, një natë 220 euro, e cila përfshin pamjen nga deti, mëngjesin dhe darkën, peshqirët e pishinës, çadrat dhe shezlongët, internetin dhe parkimin.
Por, vetëm pak vite më parë, tejkalimi i pragut prej 200 për person do të ishte i paimagjinueshëm.