Ky pritet të jetë klubi i ri i Suarez
Lexohet për: 1 min.
9-Suarez
2 vite më parë
Linku u kopjua

Luis Suarez pritet t’i bashkohet Gremios në një marrëveshje dy vjeçare e cila do ta bëjë atë futbollistin më të paguar të skuadrës braziliane.

Suarez e kaloi gjysmën e këtij sezoni te ekipi i tij i fëmijërisë, Nacional në Uruguai, tek i cili ai po qëndronte për ta përgatitur vetën fizikisht para fillimit të Kupës së Botës, pas largimit nga Atletico Madridi.

Megjithatë, me marrëveshjen afatshkurtër me Nacional që skadon në fund të këtij muaji, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Liverpoolit tani është në kërkim të klubit të tij të ardhshëm, raporton KosovaPress.

Raportimet më parë sugjeronin se ai ose do të shkonte në Brazil për të nënshkruar për Gremion ose do t'i bashkohej skuadrës meksikane Cruz Azul, dhe gazetari argjentinas, Cesar Luis Merlo pretendon se Gremio e ka fituar garën për nënshkrimin e tij.

Ai pritet të bëhet lojtari më i paguar te Gremio, megjithëse paga e tij e saktë është aktualisht e paqartë.

Tweet / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025