Ky mund të jetë trajneri i shumë yjeve në Al-Hilal
Lexohet për: 2 min.
al hilal
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti, i është ofruar një pagë e madhe për të marrë drejtimin e një klubi në Ligën Saudite, pretendojnë raportet në Itali, që besohet të jetë Al-Hilal.

Nën drejtimin e Spalletti, Napoli fitoi titullin e Serie A për herë të parë ps 33 vitesh, që ishte edhe titulli i parë në karrierën e tij si trajner.

Ai tha se ndihej i braktisur dhe për këtë arsye u largua në fund të sezonit, duke këmbëngulur se donte një vit jashtë fushës, përcjellë KosovaPress.

Sipas “Tuttomercatoëeb”, Spalletti mund të joshet të bëjë ndryshim të planeve, pasi atij i është ofruar një pagë me vlerë deri në 20 milionë euro në sezon për t'u bërë trajner i një ekipi të Ligës Saudite.

Klubi nuk është i zbuluar, por ka të ngjarë të jetë Al-Hilal, i cili është refuzuar dy herë nga trajnerii Juventusit , Massimiliano Allegri.

Spalletti ka qenë trajner jashtë Italisë më parë, duke kaluar më shumë se katër vjet në Rusi me Zenit St Petersburg.

Ai kishte bërë një pushim pasi u shkarkua nga Interi në vitin 2019, duke u rikthyer në punë te Napoli në verën e vitit 2021.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024