Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Lexohet për: 1 min.
Moti i nxehte (1 of 2)
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mot i ndryshueshëm pritet të merr gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave mbi vendin tonë.

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë  rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024