Premier Liga angleze ka vazhduar me ndarjen e çmimit për lojtarin më të mirë të muajit, kësaj radhe për muajt nëntor dhe dhjetor.
Martin Odegaard është votuar lojtari më i mirë i muajit nëntor dhe dhjetor në Premier Ligë, raporton KosovaPress.
“Ndjenjë fantastike. E kam thënë shumë herë, kjo skuadër ka lojtarë të rinj që janë të uritur dhe ne luajmë shumë mirë me njëri tjetrin. Është kënaqësi e madhe që të luaj me ta dhe të tregoj aftësitë e mija, kështu që jam tejet i lumtur që e fitoj këtë çmim”, tha Odegaard për faqen zyrtare të Arsenalit.
Odegaard regjistroi tre gola dhe tre asistime përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, përfshirja më e madhe e golave nga çdo lojtar i Premier Ligës gjatë kësaj periudhe.
Odegaard e fitoi garën për çmimin në fjalë përballë Casemiros, Haaland, Ben Mee, Joao Palhinha, Marcus Rashford, Bukayo Sakas dhe Kieran Trippier.