Ky është lojtari i muajit janar në Premier Ligë
Lexohet për: 2 min.
7-Premier Liga lojtari
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar në Premier Ligë.

Rashford e fitoi çmimin në fjalë edhe në muajin shtator të vitit të kaluar, dhe ka qenë vazhdimisht një lojtar kyç për United që nga ajo kohë, duke shënuar 18 gola dhe duke regjistruar tetë asistime në 31 ndeshje përgjatë gjithë garave këtë sezon, raporton KosovaPress.

Në janar, Rashford shënoi tre gola në katër ndeshje të Premier Ligës, të cilat ia siguruar çmimin e lojtarit të muajit për herë të dytë këtë sezon dhe për të tretën herë këtë sezon.

Ai e filloi muajin duke shënuar në fitoren 3:0 ndaj Bournemouthit, para se të shënonte golin e fitores ndaj Manchester Cityt.

Pasi nuk shënoi ndaj Crystal Palace, Rashford e mbylli muajin janar me një super gol në humbjen 3:2 ndaj Arsenalit, gol i cili ishte nominuar gjithashtu për golin më të mirë të muajit.

Rashford në garën për çmimin në fjalë mposhti lojtarët si Dan Burn (Newcastle United), Brennan Johnson (Nottingham Forest), Riyad Mahrez (Manchester City), Solly March (Brighton), David Raya (Brentford) dhe Bukayo Saka (Arsenal).

Premier League on Twitter: "It just had to be him ??   Marcus Rashford is @EASPORTSFIFA Player of the Month for the second time this season!   #PLAwards | @MarcusRashford https://t.co/0ZpUg0lswa" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024