Ky është kryetari i ri i Bordit të AGK-së
Lexohet për: 1 min.
449925684_880162524149156_1700390178854807165_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjodhi kryesinë e re të organizatës.

Për kreun e bordit të AGK-së kandiduan kryetari aktual Xhemajl Rexha dhe anëtari i bordit, Mentor Buzhala.

Pas hedhjes në votim, Xhemajl Rexha u rizgjodh kryetar i Bordit të AGK-së edhe për një mandat.

Ai para zgjedhjes premtoi se nëse merr serish këtë post, ndër prioritetet të tjera do ta ketë edhe krijimin e një media qendre.

Me statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini).

Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).

AGK zgjedh kryesinë e re, kandidatët kërkojnë besimin e votuesve • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024