Kuvendi zgjedh një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sonte Artan Abazin për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me mandat pesëvjeçar.

Abazi mori gjithsej 44 vota ndërsa kundërkandidati i tij Ilir Rashkaj mori 14 vota.

Të pranishëm në sallë ishin  62 deputetë, ku katër fletëvotime ishin të pavlefshme.

Kuvendi po vazhdon punimet me pikën e rendit të ditës të leximit të dytë të Fondit Sovran. /KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024