Kuvendi i Kosovës pritet që sot të shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin nr. 10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”, një hap kyç drejt finalizimit të kornizës ligjore për organizimin e këtij eventi të madh sportiv ndërkombëtar.
Pas kalimit në lexim të parë dhe mbështetjes në komisionet parlamentare përkatëse, projektligji pritet të miratohet përfundimisht në seancën e sotme, duke i hapur rrugë zbatimit konkret të obligimeve që dalin nga organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë.
Me hyrjen në fuqi të ligjit, Kosovës i hapet rruga për të intensifikuar përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke përfshirë investime të mëdha në infrastrukturë, zhvillimin e sportit dhe rritjen e imazhit ndërkombëtar të vendit. Ky proces pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe turistik, si dhe në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
KosovaPress