Kuvendi shkarkon Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seanës plenare ka shkarkuar kryesuesen dhe tre anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Për shkarkimin e këtij bordi nuk janë pajtuar edhe partitë opozitare, të cilat nuk kanë marrë pjesë në votim. Deputetë të opozitës kanë deklaruar se ky bord ishte emëruar nga vet pushteti, por të njëjtit sot po shkarkohen jashtëligjshëm. Shumica parlamentare me votim për secilin veç e veç ka shkarkuar kryesuesen e bordit, Selvete Grajqevci Pllana, Gani Kastrati anëtar, Gani Maliqin anëtar dhe po ashtu Rrezarta Pushkolli Makollin e cila ka qenë anëtare e bordit.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti rekomandoi që Kuvendi të shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se ka kanë konstatuar që në vazhdimësi, janë licencuar kompani që nuk kanë kryer detyrimet ndaj KPMM-së dhe po ashtu janë proceduar penalisht për shkelje të ligjit.

Edhe për anëtarët tjerë të këtij bordi, Muja theksoi se rekomandohet shkarkimi, meqë siç tha ai, kanë shkelur ligjin e KPMM-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala tha se nuk do votojnë për shkarkimin e këtij bordi, meqë kjo tentativë është e jashtëligjshme.

Shala shtoi se të gjitha kërkesat e minatorëve të Trepçës i mbështesin fuqishëm, ku bëri thirrje që qeveria të reflektojnë për këtë sektor. Shala tha se këta minatorë që janë në grevë, nuk po i viziton askush.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi tha se nuk do të marrin pjesë në votim për shkarkimin e këtij bordi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se në kohën kur bordi është emëruar nga pushteti aktual, ka pasur lëvdata publike për anëtarët. Edhe ai ka shprehur kundërshtinë për shkarkimin e këtij bordi në seancën e sotme plenare.

Edhe Tahiri ka komentuar grevën e minatorëve të Trepçës, ku tha se duhet të merren masa nga institucionet.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Në seancën e sotme plenare, në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i projektligjit për Pronën Publike, për Prokurorinë Speciale dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024