Kuvendi rrëzon rezolutën e opozitës për kontratat njëburimore
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Kundër kësaj rezolute votuan 60 deputetë, ndërkaq një abstenoi. Në votim morën pjesë vetëm deputetët nga mazhoranca, pasi deputetët opozitarë më herët kishin lëshuar seancën plenare.

Krahas kësaj, dështoi të zgjidhet një anëtar në Bordin e RTK-së nga komuniteti shqiptarë, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e nevojshme, rrjedhimisht konkursi përsëritet.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme plenare./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024