Kuvendi nesër mban seancë plenare
Lexohet për: 2 min.
Seanca-Plenare-26.04.-23-of-55
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kuvendi nesër mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë vazhdimin e seancës plenare e cila kishte filluar dje. Seanca e re kishte filluar pasi që paraprakisht ishte mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për ndryshimin e çmimit të rrymës në Kosovë.

Seanca e filluar është ndërprerë për të vazhduar ditën e nesërme pasi që nuk kishte kourum për të vazhduar rrjedha normale e seancës.

Vazhdimi i seancës do të fillojë në orën 11:00 dhe këto janë pikat e mbetura për t’u diskutuar:

 4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118
 5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, 
 6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
 7.  Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
 8.  Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
 9.  Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025