Kuvendi i Kosovës me 66 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së bashku me 33 amendamente shtesë. Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetje i dhanë edhe deputetët opozitarë të LDK-së. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se të njëjtin do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha ky projektligj përmban gjitha shqetësimet që janë ngritur gjatë miratimit në lexim të parë.Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili tha se byroja le të bëhet, por jo në kurriz të politizimit.
“Pavarësisht të gjithave, këtij projektligji t’ia jep mbështetjen pas miratimit të Venecias. Pra do të votojmë për. Mbështetja me votë sidoqoftë nuk do të thotë se nuk kemi vërejtje dhe pyetje. Drafti që po e votojmë sot fatmirësisht ndryshon nga drafti kundër kushtetues që u votua në korrik të vitit 2022, por megjithatë ka paqartësi...Byroja le të bëhet, le të konfiskojë mijëra dhe miliona, pasi hajnisë asnjë qytetarë s’ia ka pasur hak dhe as sistemit të ngathtë të drejtësisë, por jo në kurriz të politizimit”, tha ajo.
“Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në grupin punues, me arsye se konsiderojnë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Duke pretenduar të aplikohet konfiskimi përmes procedurës civile, zbatu hetim nga një agjenci jashtë sistemit të drejtësisë do të cenohet në esencë liritë dhe të drejtat e garantuar me kushtetutë”, tha ai.
Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i projektligjit nuk është që të goditet ndonjë zyrtarë publikë, por vetëm pasuria e pajustifikueshme e cilido zyrtari.
Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.