Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes për tregti të lirë mes Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, ku bëjnë pjesë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, si dhe protokollet 5, 6 dhe 7 të aderimit dhe amendamentimit të marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore, raporton KosovaPress.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se marrëveshja për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s do të mundësojë eliminimin e tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale.
“Marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në thellimin e integrimit ekonomik me tregjet e shteteve evropiane me fuqi të lartë blerëse, si dhe standarde të avancuara rregullative. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit dhe liberalizimin progresiv të tregtisë së mallrave përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale”, tha ajo. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.