Gjithsej 11 pika ishin në rendin e ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës sonte, e cila ka vazhduar pas miratimit të Ligjit për buxhetin e vitit 2024.
Deputetët nga mazhoranca miratuan kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për 2024, Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare, Projektligjin për Konfliktet Administrative.
Në votim ka kaluar edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare, Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Pika e fundit të rendit të ditës, Projekt Kodi doganor dhe akcizave do të shqyrtohet në ndonjërën nga vazhdimet e ardhshme të seancës plenare.