Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi i Kosoves 71022 (6 of 18) (15)
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët publikë. Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP). Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.

Ndërkaq, dështuan të miratojnë Projektligjin për provimin e maturës shtetërore, pasi s’pati kuorum në vendimmarrje për shkak se disa deputetë të LVV-së nuk morën pjesë fare në votim.Kuvendi në seancën e sotme dështoi të miratojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare, pasi deputetët opozitarë lëshuan sallën plenare.

Pas përfundimit të këtyre pikave, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës së sotme plenare./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024