Kuvendi mbyllë sesionin pranveror, tregon sa seanca janë mbajtur
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur sesionin pranveror.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie.

Në njoftim thuhet se gjatë sesionit pranveror ka mbajtur 22 seanca, ku janë miratuar 36 ligje.

“Kështu gjatë këtij sesioni pranveror Kuvendi ka mbajtur gjithsej 22 seanca, gjatë të cilave ka miratuar 36 ligje, përfshirë këtu marrëveshjet ndërkombëtare. Po ashtu Kuvendi ka miratuar shtatë rezoluta, gjashtë rekomandime, një deklaratë dhe një statut”, thuhet në njoftim.

Kuvendi gjatë kësaj kohe ka adresuar 110 pyetje për anëtarë të kabinetit qeveritar.

Janë mbajtur gjithashtu 12 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 138 vendime, janë nxjerrë 17 përfundime dhe janë miratuar tri rregullore të brendshme.

 Ndërsa, Komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 185 mbledhje, duke u propozuar seancës për shqyrtim 43 projektligje dhe 736 amendamente.

Komisionet parlamentare kanë shqyrtuar gjithashtu 15 raporte të institucioneve të pavarura.

Sesioni pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar dhe përfundon në fund të muajit korrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024