Kuvendi mban dy seanca
Lexohet për: 3 min.
Kuvendi1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të vazhdojnë një seancë plenare, në të cilën do të hedhen në votim 10 projektligje, si dhe do të shqyrtohen 7 projektligje tjera, vendime dhe rekomandime. Gjithashtu, është paraparë edhe një seancë e jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës.

Sipas njoftimit, seanca do të vazhdojë me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, votimin në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe shqyrtimin e Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në seancë do të votohet edhe për propozim rezolutën nga debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik, votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, votimin në lexim të dytë i Projektligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme, si dhe do të shqyrtohet për herë të parë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

“Shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, shqyrtimi i parë i Projektligjit për tekstet shkollore, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë, shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”. Votimi për emërimin e dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë, do të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024