Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare
Lexohet për: 1 min.
kuvendi-i-shqiperise-560x404-1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës është interpelanca me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

Seanca vijon me pyetje nga deputetët, ndërsa më pas parashikohet diskutimi i raportit vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin 2023.

Në rendin e ditës parashikohet edhe diskutimi i raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), për vitin 2023.

Seanca do të diskutojë edhe raportin vjetor të ERE për gjendjen e sektorit të energjisë.

Seanca vijon me diskutimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, për kontributin në zbatimin e projekteve prioritare në Shqipëri”,  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45, datë 28.4.2016 “Për vullnetarizmin”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024