Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, kanë shpalosur planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26.
Kryetari Rama tha se hulumtimet e bëra kanë treguar se nxënësit në shkollat e kryeqytetin në një përqindje të konsiderueshme nuk ndihen të sigurt.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati tha se ky plan i vepronit është realizuar nga 20 shkolla të Prishtinës, ku janë intervistuar 500 nxënës, 150 personel shkollor e prindër. Ajo tha se objektivat e këtij plani janë infrastruktura shkollore që garanton siguri, rritja e sigurisë nga shtëpia në shkollë e anasjelltas, si dhe përmirësimi i klimës së shkollës.
Ky plan parashihet të arrijë koston buxhetore rreth 1.5 milion euro në vit dhe do të implementohet nga Komuna e Prishtinës.