Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, kryeministri Edi Rama në interpelancë
Lexohet për: 2 min.
kuvenddd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare që pritet të nisë me interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Po ashtu, Kuvendi në seancën e sotme do të shqyrtojë disa projektligje si ai i shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror dhe Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, pritet shqyrtimi i projektligjeve:  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, njëra palë, dhe Bashkimit Evropian, pala tjetër, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në mekanizmin e mbrojtjes civile të bashkimit”, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014. “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në agjendë është edhe projektligji “Për informacionin e klasifikuar”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjet:  “Për disa ndryshime në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.114, datë 22.10.2015, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës”, “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025