Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar të martën ndryshimet në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, me gjithë kundërshtimet e mëdha nga opozita.
Deputetë të opozitës e bllokun foltoren e Kuvendit duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryetares së deritanishme të Kuvendit, Lindita Nikolla, duke deytruar pjesëtarët e Gardës të rreshtohen për të krijuar kordon para kabinetit qeveritar.
Me votat e shumicës, Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, Piro Vengu ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj ministër i Financave. Ndërsa, Taulant Balla, u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
Elisa Spirapoli u emërua kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës ditë më parë për arsye shëndetësore.
Ai ju drejtua Nikollës me kërkesë që seanca të shoqërohej me debat, por kërkesa e tij nuk u pranua.
Bardhi tha se Nikolla “gënjeu” për arsyen që paraqiti për dorëheqjen e saj nga posti i kryetares së Kuvendit.
Nikolla kërkoi përjashtimin e Bardhit nga seanca, megjithatë ai qëndroi në sallë deri në fund të punimeve.
Gjithashtu u votua edhe emërimi i Bledi Cucit nënkryetar Kuvendi, duke e zëvendësuar Ermonela Felajt, e cila u shkarkua nga kjo detyrë.
Gazmend Bardhi tha për gazetarë se ministrat e rinj janë “emra të panjohur”, por me “lidhje me krimin”.
Më 28 korrik, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Rama bëri publik vendimin për shkarkimin e tre ministrave kryesorë.
https://kosovapress.com/elisa-spiropali-zgjidhet-kryetare-e-kuvendit-te-shqiperise
https://kosovapress.com/begaj-dekreton-ministrat-e-rinj-pasdite-votohet-per-kreun-e-kuvendit