Seanca plenare e Kuvendit, 07 Tetor, 2022.
Me votat e mazhorancës dhe votat e deputetëve prezent të partive opozitarë LDK, kjo nismë mori 58 vota PRO, kurse katë votat e deputetëve prezent të AAK, KU8NDËR, e bënë kuorumin e nevojshëm prej 62 votash/deputetësh. Ndërkohë që PDK nuk mori pjesë në votim që të mos e përligjim as në lexim të parë këtë tendencë të rrezikshme ndaj vlerës sublime të vendit dhe kombit tonë UÇK dhe luftën për liri.
Instituti për hulumtimin dhe dokumentim të krimeve të kryera gjatë luftës, hapë mundësinë për ndërtimin e memories së luftës në një aspekt, ndaj meriton të përkrahet.
Uroj dhe kërkoj që edhe kjo nismë të mos kthehet në mekanizëm që duke dashur ta përqafoj çështjen, do “ta kafshoj” ta dëmtoj procesin, siç ndodhi me marrëveshjet e më hershme, si ajo për “Hapjen e arkivave” të shteteve reciproke Kosovë - Serbi.
Uroj po ashtu, e kërkoj që edhe kjo të mos bëhet një pretekst që Serbia të nxjerrë kohë shtesë në procesin e zbardhjes së krimeve të luftës siç ishin preteksti me “shtëpinë e verdhë” dhe monstruozitetin e pretenduar për trafikim organesh përmes Raportit të Dick Martit, e tjera si kjo .
Ka shumë ssociacione e individ që kanë grumbulluar dëshmi, shëmbull, avokati Jahir Bejta, pastaj KMLDNJ, QIK, etj.
Një komision të tillë faktmbledhës, e ka krijuar edhe LDK gjatë luftës.
Megjithatë, përkrahja personale dhe besoj edhe partiake si grup parlamentarë nuk do mungoj.
Por, ka një shqetësim! Vazhdimisht është pretenduar që UÇK dhe lufta për liri të njollosen, duke gjeneralizuar veprat e individëve ndaj tërë UÇK si organizim luftarak.
Mirë! Nëse ka pretendime, ja ku janë DHS(Dhomat Speciale) dhe eksponentët kryesorë të UÇK po përballen me drejtësinë për padrejtësinë ndaj drejtësisë së luftës sonë.
Ajo që mbetet e ndjeshme në vendimin për themelimin e katyre dhomave, është pikërisht periudha që përkufizohet si periudhe e luftës, 5 Marsi 1999 deri në Dhjetor 2000!?
Kurse, 19 Shtatori, 1999, shënon ditën e pushimit zyrtarë të Misionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prandaj periudha e pretenduar , që përfshinë edhe kohen pas Qershorit 1999 deri në Dhjetorin 2000, përligjë pretendimet serbe që tashme imponuan krijimin e TS në Hagë, mbi bazën e Raportit të europarlamentarit Dick Marti.
Ndaj ju thërras të mos rrëshqasim në të njëjtin krim politik ndaj vlerës sonë më sublime.
Të hetohet në aspekt kohorë, nga 5 Marsi ’99 deri në qershor ’99!
Të mos pretendohet ti faturohen luftës dhe UCK, krimet e kryera në periudhën Qershor ’99 deri në Dhjetor 2000, si krime të luftës që njollosin luftën!
Të hetohen të gjitha krimet e kryera të natyrave të ndryshme, të para dhe pas luftës!
Nëse kjo iniciativë për themelimin e këtij instituti, miratohet me këtë fokus periudhë kohore hulumtimi e dokumentimi të krimeve të luftës, atëherë po i përligjim pretendimet e shërbimit sekret serb dhe prokurorisë serbe nga raporti i Dick Martit.
Nga mesi i Qershorit 1999, në Kosovë nuk ka pasur ushtri tjetër përveç UÇK-së që demilitarizohet me 19 Shtator 1999 dhe KFOR me mandat të KS/OKB. Apriori shtrohet dilema se kujt duhen faturuar krimet e kryera pas përfundimit të luftës në Qershorin 1999?!
Do duhej që në këtë Kuvend të shqyrtonim statusin e DHS, të cilat e kanë humbur krdibilitetin për të vendosur drejtësi.
Këtë e dëshmojnë, largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve;
Dështimi për ngritjen e aktakuzave mbi pretendimet e Raportit të Dick Martit;
Ndryshimi i aktakuzave në proces, e shumë gjetje tjera.
Krimet duhet të dokumentohen faktohen;
Drejtësia duhet të veproj;
Tendenca e pozitës që po përpiqen ta kamuflojnë qëllimin e errët të këtij ligji që fshihet në patriotizmin që përmban në frymën e tij populiste, duke ngritur kauzë fiktive në debat se gjoja opozita qenka kundër, me thek partia lidere e opozitës që ruan ADN e luftës për liri dhe UÇK, nuk qëndron.
Kuvendaret e PDK, po insistojnë në çështje të karakteri teknik, juridik, dhe doktrinar të ngritjes së instituteve publike, me strukturë dhe nivel akademik e shkencor, që do të prodhonin dëshmi të kualifikuara dhe refereuese, e jo të instituteve të karakterit të agjensioneve të kryeministrit për të përmbushur mozaikun e patritotizmit patetik, për përkushtimin populist e bosh si me nismën e mëhershëm për një komitet a grup punë për gjetjen e të zhdukurve që deri me sot nuk ka treguar ndonjë rezultat konkret dhe as është mbledhur më përveç kur u themeluar si adut elektoral.
Nga mesi Qershori ’99, nuk ka pasur luftë në Kosovë. Nga 19 Shtatori 1999, nuk ka pasur më as UÇK. Pretendimi për t’ia faturuar luftës, krimet e kryera deri në Dhjetorin 2000, është qëllim keq dhe i rrezikshëm. Prandaj duhet të ndahen kjartë periudhat e hulumtimit, ose kjo qeveri dhe kjo mazhorance duhet ta thotë hapur qëllimin e vërtetë, si dashje apo mos dije, me të cilën po e përforcon pretendimin serb ndaj UÇK dhe liderëve të luftës që po mbahen nê Hagë.
Nëse këtë se bëni atëherë si duhen trajtuar vrasja e Selver Haradinajt, e 18 Prill 212? Po katër fëmijët që u mbyten në lumin Ibri, kujt do ti faturohen?