Kuvendi i Kosovës të hënën shqyrton në parim projektbuxhetin për vitin 2025
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës pritet që të hënën (më 11 nëntor) të shqyrtojë në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Nga Kuvendi kanë njoftuar se seanca plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës për projektbuxhetin 2025 nis në orën 10:00.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditë më parë projektbuxhetin për vitin 2025, që arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh.

Ekzekutivi ka njoftuar se punëtorët e sektorit publik në janarin e vitit të ardhshëm do të pranojnë paga me 55 euro rritje dhe 55 euro të tjera në korrik të vitit 2025.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 30 tetor, kryeministri Albin Kurti ka thënë se përveç pagave, buxheti është rritur edhe për shtesat për fëmijë, 100 milionë euro janë shtuar për të mbuluar rritjen prej 20 për qind të pensioneve.  

https://kosovapress.com/buxheti-per-2025-shkon-per-shqyrtim-ne-kuvend

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024