Buxheti për 2025 shkon për shqyrtim në Kuvend
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Buxheti për 2025 shkon për shqyrtim në Kuvend
3 javë më parë
Linku u kopjua

Buxheti i Kosovës për vitin 2025 shkon në Kuvend për shqyrtim pa votim në komision. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh është i zhvillimit të Kosovës. Ndërkaq, gjatë prezantimit të buxhetit, deputetët nga opozita adresuan kritika ndaj qeverisë, derisa akuzuan partinë në pushtet për mos përmbushje të premtimeve.

Në mbledhjen e Komisionit për buxhet, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti prezantoi disa nga planet e qeverisë të cilat nuk janë realizuar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka përkujtuar se asnjë projekt i madh nuk kryhet brenda një mandati qeverisës, teksa për ngecjen në projekte ka fajësuar kontraktuesit.

Ai para anëtarëve të komisionit prezantoi në detaje buxhetin, derisa tha inflacioni pritet të bie në Kosovë, që sipas tij kjo do të mundësojë rritjen ekonomike. Murati tha se në buxhet janë të parapara rritja e pensioneve, rritja e shtesave për fëmijë, rritja e njësive të koeficientit në sektorin publik.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024